Stoichkov: Jam fajtor për vdekjen e Maradonës, ja hera e fundit që fola me të
Legjenda e Bullgarisë, Hristo Stoichkov, kujtoi në një intervistë për ESPN se çfarë do të thoshte Diego Armando Maradona për të. Ai rrëfeu disa prapaskena interesante nga marrëdhënia e ngushtë shoqërore mes tyre.
“Unë jam fajtor që nuk e largova nga gjërat e këqija. Ndonjëherë ulem në shtëpi dhe mendoj: Nuk mund të bëje diçka? Ndihem pak në faj. Kurrë nuk u distancua nga miqtë e tij dhe se faji për gjithçka ishin ‘ata djemtë që e bënë të ndihej vetëm’.
Kisha të gjithë telefonat që mund të kisha prej tij. Kemi folur shumë herë. Hera e fundit ishte më 2 shkurt 2016. Më pas më telefonoi personalisht për ditëlindjen time. Që atëherë, nuk kam mundur të flas më me të. Ai ishte gjithmonë në gjumë, duke pushuar, duke luajtur, duke ecur. Ishte hera e fundit që fola me të”.
Hristo zbuloi se ka kaluar një kohë të keqe në Kupën e Botës 2014, ku ka qarë në “Maracana”, sepse kombëtarja e Argjentinës humbi përballë Gjermanisë në finale: “Më rrodhën lotët. Ju e dini pse.
Po kaloja aty përpara, Leo ishte i kuq flakë… Vura re diçka ndryshe. Nëse Argjentina do të fitonte Kupën e Botës, imagjinoj se Diego do të zbriste nga lart dhe do të shkonte nëpër fushë. E kam parë të vuajë aq shumë… Shiko, e di çfarë… U preftë në paqe!”, deklaroi Stoichkov.
KOHA JONË SONDAZH

