“Stop Putler”,tifozja ndërpret finalen e Kupës së Botës për femra me mesazhin e qartë

Në minutën e 24 të finales së Kupës së Botës, një femër me një mesazh të qartë, hyri në fushën e lojës duke ndërprerë finalen Angli-Spanjë për pak sekonda.

Me bluzën ku kishte të pikturuar portretin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në versionin e Adolf Hitlerit, ajo hyri në mes të fushës duke dhënë një mesazh të qartë kundër luftës që ka nisur Moska në territoret ukrainase prej më shumë se një viti.

“Stop Putler” shkruhej në bluzën e protestueses që u ndal menjëherë nga forcat e sigurisë, ndërsa në pjesën e pasme ajo kishte stampuar flamurin e Ukrainës me mbishkrimin “Free Ukraine”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?