Strakosha dhe Icardi mes ‘yjeve’ të Italisë, pjesë e formacionit të javës

Një pritje përballë Dibalës nuk ndodh shpesh, aq më tepër kur argjentinasi njihet si “i pagabueshmi” nga pika e bardhë e penalltisë. Mirëpo, Thomas Strakosha nuk ka bërë vetëm një pritje në minutën 90+7′ kundër Dibalës, por ka qenë i mrekullueshëm edhe në disa momente të tjera të takimit.

Me paraqitjen që ka bërë ndaj Juventusit në javën e fundit të Serisë A, gardiani i Kombëtares shqiptare është barazuar me shoun që zhvilloi Mauro Ikardi duke realizuar tri herë në derbi. Nga prestigjiozja “Corriere dello Sport”, Thomas Strakosha është përfshirë në 11-shen më të mirë duke u vlerësuar me notën 9.

“Super ndaj Khedirës. Gjigant ndaj Higuainit. Një histori për pritjen e penalltisë së Dibalës”, ishte shpjegimi i notës për shqiptarin. Në përbërje të formacionit të javës është edhe Mauro Ikardi dhe Kandreva të Interit, Imobile, Leiva e Radu të Lacios, si dhe Albiol, Kulibali e Insinje të Napolit. Napoli, Lacio dhe Inter ishin ekipet që bënë historinë këtë fundjavë në Serinë A./ panorama sport

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?