Strakosha me koronavirus? Reagon mjeku i skuadrës së Lazios

Skuadra e Lazios po përballet me një situatë të vështirë dhe mendohet se në radhët e saj ka shpërthyer një vatër e mirëfilltë e COVID-19. Valë infektimesh që mund të ketë përfshirë edhe Thomas Strakoshën, i zhdukur nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen e kampionatit dhe të Ligës së Kampioneve.

Vetë mjeku i Lazios, Fabio Rodia, ka deklaruar në Lacio Style Channel se situata për momentin është shumë e paqartë dhe mes kësaj paqartësie, klubi ka vendosur që të marrë masat më të rrepta të mundshme.

“Sipas protokollit të UEFA-s, skuadra iu nënshtrua tamponëve para ndeshjes së Ligës së Kampioneve. Në tamponët e të premtes u verifikuan disa probleme. Pavarësisht kësaj, klubi ka vendosur në izolim këto raste në shtëpitë ë tyre, për të bërë pastaj verifikime të tjera dhe për të qartësuar situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne mbrojtëm veten dhe nëpunësit tanë. Do të bëjmë kontrolle të tjera dhe do të qartësojmë situatën. Thjesht vendosëm që të izolonim të gjithë ata që kishin shfaqur këto probleme. Ata që u nisën për Belgjikë mund të luajnë të gjithë”, tha mjeku italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se një pjesë e lojtarëve që munguan janë pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa pjesës tjetër, ku përfshihet edhe Strakosha, ende nuk janë konfirmuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?