Strakosha në objektivat e Juves

Beppe Marotta vendosi ta fuste në listën e dëshirave të tij që në momentin kur ai ndali Dybalan nga pika e bardhë dhe që prej asaj dite, Thomas Strakosha ka fituar gjithmonë e më shumë terren në strategjinë e Juventusit për të ardhmen.

Portieri i Kombëtares Shqiptare edhe pse pak javë më parë rinovoi deri në vitin 2022 me Lazion, do të jetë një nga emrat më të përfolur në Itali gjatë merkatos verore.

Numri 1 i Lazios është renditur në listën me 50 emrat e planifikuar nga drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, të paktën sipas asaj që bën të ditur e përditshmja torineze “Tuttosport”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, merkatoja e ardhshme vështirë se mund ta largojë 22-vjeçarin nga kryeqyteti dhe këtë e tregon edhe përqindja e vendosur në krah të emrit të tij pasi sipas gazetës, Strakosha ka vetëm 10 % mundësi transferimi duke ditur se Lazio e ka blinduar me një kontratë afatgjatë dhe e konsideron pjesë të projektit dhe mund të vendosë ta shesë vetëm për një shifër stratosferike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rast, Juventusi mund vetëm të presë për të studiuar situatën por e ardhmja mund të dhurojë surpriza për një nga portierët më të talentuar kuqezi./SuperSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?