Strakosha me probleme në shpinë, në dyshim për derbin ndaj Gjimshitit
Lazio nesër do të luajë shansin e fundit për të arritur në zonën Champions ndaj Atalantës. Bardhekaltrit do të sfidojnë ekipin e Gasperinit, si një antipast para finales së Kupës së Italisë.
Trajneri Inzaghi shpreson që të ketë nga minuta e parë portierin Thomas Strakosha: i cili sipas gazetës “Repubblica” ka pasur probleme në shpinë gjatë ditës së djeshme.
Kondicioni i portierit të kombëtares sonë do të shihet ditën e sotme në stërvitjen e fundit. Për momentin ka optimizëm, që Strakosha të zbresë në fushë rregullisht ndaj zikaltërve. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

