Strakosha rekordmen te Lazio, në grupin special me Cristiano Ronaldon

Disa lojtarë janë thelbësor për trajnerët e tyre, sepse ata kanë një karakteristikë themelore: Qëndrueshmëria. Në Seria A ka 33 futbollistë që kanë këtë karakteristikë. Thomas Strakosha është pjesë e këtij grupi që nuk kanë humbur asnjë minutë gjatë këtij sezoni.

Gazeta “Il Giornale” ka publikuar një speciale në lidhje me futbollistët që janë të paprekshëm. Në këtë grup është edhe Cristiano Ronaldo, pasi sulmuesi portugez ka luajtur në të gjitha ndeshjet gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit italian, duke mos u zëvendësuar asnjëherë nga trajneri Allegri.

Sa i përket portierit të kombëtares sonë, ai vazhdon të jetë i padiskutueshëm në portë, por kritikat ndaj tij janë shtuar pas humbjes 0-3 ndaj Lazios. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?