Suarez zbulon transfertën e Barcelonës: Ky sulmues mbërrin në ‘Camp Nou’
Sulmuesi i njohur Luis Suarez thotë se Philippe Coutinho ka ambicie për të luajtur me Barcelonën.
Gjatë një interviste për “Mundo Deportivo”, Suarez beson se Coutinho do të ishte një shtesë e vlefshme për skuadrën katalanase, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.
“Natyrisht ai është një lojtar që ka ambicie dhe çdo lojtar do të donte të vinte në Barcelonë. Ai kaloi një moment të vështirë dhe shumë të ndërlikuar, por si një profesionist ai vazhdoi të tregojë se sa i mirë është si lojtar”, tha ai.
Brazili dorëzoi një kërkesë transferimi gjatë merkatos së verës, por oferta u refuzua nga Liverpooli, por Barça pritet ta transferojë brazilianin gjatë janarit.
Liverpool nënshkroi me Coutinhon në vitin 2013 ndërsa ai luajti për një sezon me Suarezin para se ky i fundit të shitet në drejtim të Barcelonës./ Oldi Mele / Syri.net
KOHA JONË SONDAZH




