Subasic sfidon Anglinë: Ekip i fortë, por ky është një shans unik për ne

Portieri i Kroacisë, Danjiel Subasic ka kualifikuar në dy raste nga ruleta e penalltive kombëtaren e tij, ndërkohë që tashmë është gati për një tjetër sfidë delikate ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Në një intervistë të dhënë se fundmi, gardiani ka komentuar edhe dëmtimin në sfidën ndaj Rusisë.
“Ndjeva një dhimbje muskulore, por nuk doja të dorëzohesha, pasi e kuptova që trajnerit i nevojiteshin ndërrimet për më vonë. Ndërhyrja e masazhatorit ishte si një “pit stop” për mua dhe u riktheva në formë
Përballë kemi një ekip të fortë, me lojtarë të mëdhenj, një ekip fantastik. Por ky është një rast unik për ne. Nuk na intereson se kush është favorit, pasi fusha do ta tregojë këtë gjë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë, ne do të jemi gati kur të nisë beteja”, tha Subatic.
KOHA JONË SONDAZH

