Suedia e rrezikshme, por Ventura e thotë me bindje: Italia s’mund të mungojë në Botëror

Gian Piero Ventura është i bindur se Italia e tij do të jetë në Botërorin e Rusisë, edhe pse shorti i play off-it i rezervoi kundërshtarin më të fortë të mundshëm.

69-vjeçari theksoi edhe një herë se nuk e çon kurrë nëpër mend që Italia të mos kualifikohet në finalet e një ngjarjeje kaq të rëndësishme të futbollit.

Suedia është një kundërshtare e fortë dhe meriton respektin maksimal. Të mos harrojmë që gjatë eliminatoreve ka mundur Francën në Stokholm si dhe la pas në renditje Holandën. Do ta përgatitim përplasjen e dyfishtë të nëntorit me shumë besim. Asnjëherë nuk e kam marrë në konsideratë hipotezën që nuk do të shkojmë në Rusi. Unë kam fatin të punoj me një grup lojtarësh të mrekullueshëm”, ishin fjalët e para të teknikut të axurrëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dashuria e italianëve do ta në ndihmojë për ta kaluar edhe këtë pengesë. Historia na ka mësuar se gjithmonë ka qenë kështu. Në Rusi do të shkojmë të gjithë bashkë”, shtoi Ventura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja e parë play-off do të zhvillohet në Suedi më 10 nëntor, ndërsa e kthimit tri ditë më pas, me shumë mundësi në Milano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?