FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmuesit gjerman po i kthehet në sëmundje zhurma e tifozëve

Timo Werner nuk është grumbulluar me skuadrën e Leipzigut, për transfertën e Dortmundit këtë fundjavë. Arsyeja mund të duket qesharake, por në fakt është e vërtetë.

Gazeta gjermane “Bild” shpjegon se sulmuesi gjerman do të mungojë prej “Murit të Verdhë”, siç njihet ndryshe edhe pjesa më e nxehtë e tifozëve të Borusias së Dortmundit. Ata cilësohen si shumë të zhurmshëm, dhe sulmuesi 21-vjeçar vuan sa herë ka zhurma të tilla gjatë ndeshjes.

Edhe me Beshiktashin në Ligën e Kampioneve, sulmuesi u hodh titullar në fushë, por u zëvendësua vetëm pas 30 minutash lojë pasi i cilësoi tifozët e Beshiktashit si shumë të zhurmshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se ajo ishte arena më e zhurmshme ku kishte luajtur ndonjëherë. Një situatë e çuditshme kjo për Verner, që tashmë po kërkon një zgjidhje nga mjekët.

Swiss Digital Mobile Reklama

©

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?