Super Gjasula, shpëton Paderbornin nga humbja përballë Schalkes (VIDEO)

Klaus Gjasula rikthehet me gol në formacionin e Paderbornit, pas mungesës në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Wolfsburgut për arsye kartonësh. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, titullar në përballjen e vështirë në transfertë me Schalken, realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 81-të, duke i siguruar një pikë, që vlen më shumë për moralin për Pederbornit (mbyll klasifikimin e Bundesligës me 16 pikë).

Gjasula e dërgoi me kokë topin në rrjetë pas ekzekutimit të këndores, teksa më herët vendësit kishin zhbllokuar rezultaton me Kutucu. Werder Bremen humbi 0-2 në shtëpi përballë Union Berlinit me të dy golat e sfidës të shënuar nga Butler. Kjo ishte disfata e tretë radhazi për Werderin, që renditen në vendin e parafundit me 17 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?