Super ndeshja Juve-Barça, ja formacionet që pritet të hedhin në fushë Pirlo dhe Koeman
Mbrëmjen e sotme do të luhet super ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës. Mungesa e madhe në këtë ndeshje do të jetë padyshim Cristiano Ronaldo, i cili vijon të jetë i infektuar me koronavirus.
Lajmi i mirë për Pirlon ndërkohë është fakti që në stërvitjen e fundit Bonucci është aktivizuar, duke bërë që me shumë mundësi ta nisëndeshjen nga minuta e parë. Strategu i ri pritet të ndryshojë edhe skemën për të kaluar në 4-4-2. I sakrifikuari do të jetë Ramsey, ndërkohë që dyshja e sulmit pritet të përbëhet nga Dybala dhe Morata.
Në krahun tjetër do të ketë ndryshime edhe te Barcelona. Mungesën e Pique në mbrojtje pritet ta mbulojë Araujo. Në mesfushë pritet të ketë hapësirë për Pjanic në krah të De Jong. Sulmi do të jetë i frikshëm me Messin, që do të mbështet nga Dembele, Griezmann dhe Ansu Fati. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

