FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SUPERLIGA/ FSHF në javë e fundit la jashtë të gjithë arbitrat me stemën e FIFA-s

Java e 20-të e Kategorisë Superiore do të mbahet mend gjatë nga sektori i gjykimit në futbollin shqiptar. Në pesë ndeshjet e kësaj jave, sektori i gjykimit nuk ka nxjerrë në fushë asnjë nga arbitrat kryesorë dhe asistentët që mbajnë stemën e FIFA-s.

Kryesorët Enea Jorgji, Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja nuk gjykuan në asnjë kategori këtë javë, madje ky i fundit mungon që prej dhjetorit pas ndeshjes Kukësi-Teuta 4-0, ku akordoi tri penallti në favor të verilindorëve.

Sikur të mos mjaftonte anashkalimi i kryesorëve, kjo javë konfirmoi se asnjë nga gjashtë asistentët ndërkombëtarë nuk ishte i angazhuar dhe pikërisht Denis Rexha, Rejdi Avdo, Ridigert Çokaj, Ilir Tartaraj, Nertil Bregasi dhe Dojando Myftaraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?