Superliga “fshin” golashënuesit

Në futbollin shqiptar kohët e fundit ishte krijuar një trend ku skuadra e cila kishte golashënuesin më të mirë, në fund shpallej kampion. Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani, e nisin betejën e tyre që në merkato për të siguruar “bomberin” më të mirë dhe jo pa të drejtë pasi në një futboll që në tërësi ka shumë pak fantazi dhe logjikë, ata që bënin diferencën ishin pikërisht sulmuesit, mjafton të kujtojnë emra si Guri, Soue, një sezon më parë, apo Pero Peijç dhe Ekuban, sulmues shumë të mirë për nivelin e futbollit shqiptar, të aftë për të tërhequr të vetëm skudren.

Këtë sezon, ky fakt merr më shumë kuptim, mungesa e “bomberave” ndihet aq shumë sa ekipe si Skënderbeu që kryeson klasifikimin ka shënuar 16 gola në 11 javë, diçka më shumë se një gol për ndeshje.

Golashënuesi më i mirë i Skënderbeu është Dejvi Bregu me 5 gola dhe të mendosh që nuk është as sulmues tipik. Situata është më alarmante tek Partizani, ekipi i dytë i Superligës ka shënuar 12 gola, golashënuesi më i mirë me 4 gola është një mesfushor shkatërrues si Bruno Telushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Skënderbeut dhe Partizanit hallet ia kanë zgjidhur mesfushorët, Kukësi po e vuan akoma më shumë mungesën e një “bomberi”, pasi një 11 javë kampionat kanë shënuar 11 gola, ndërsa golashënuesi më i mirë është Rexhinaldo me 5 gola por që ka 5 ndeshje që nuk shënon asnjë gol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po aq sa Partizani, 12 gola ka shënuar dhe Flamurtari por golashënuesi më i mirë i vlonjatëve është Danilo Alvesh me 3 gola. Çuditërisht golashënuesi më i mirë i Superligës është Amadu Latif i Teutës me 7 gola të shënuar. E gjithë kjo tablo e vakët është pasqyrimi më i qartë i nivelit të spektaklit në Supeligën e këtij sezoni, ku nocioni “bomber” thuajse nuk ekziston. /BallkanWeb/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?