FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Supermasat’/ Vjen ekipi izraelit në Tiranë, ja rrugët që do bllokohen

Tirana përballet me Maccabi Tel Aviv nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Europa League.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bazë të planit të masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aktivitet sportiv, njofton të gjithë sportdashësit se gjatë hyrjes në Stadium do të jetë i nevojshëm mjeti i identifikimit, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hynë pa u shoqëruar nga prindërit.

Në hyrje të Stadiumit do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi, për çakmak, çelsa si dhe sende të tjera që nuk lejohen në brendësi të Stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ketë bllokime të disa segmenteve nga ora 15:00 – 22:00

Swiss Digital Mobile Reklama

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”,  nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

“Për të gjitha ata shtetas, të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do hedhin sende në drejtim të fushës, apo  do përdorin lëndë piroteknike, si  dhe çdo veprim tjetër në cënim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë saksione ligjore ndaj tyre.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e  përdoruesve të segmenteve të lartë përmendura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në orarin e lartpërmendura”, njofton Policia e Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?