FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Supersfida e javës së parë në Superiore do të luhet në … Korçë

Supersfida e javës së parë të Kategorisë Superiore, mes Tiranës dhe Kukësit do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, në orën 13:45.

Me tri stadiume të mbyllura dhe Tiranën që nuk luan dot në “Selman Stërmasi”, u vendos që  kjo përballje të zhvillohet në skajin juglindor. Siç u raportua edhe nga gazeta, opsion ishte edhe stadiumi i Laçit, por në fund u vendos për Korçën.

Mësohet se edhe klubi i Skënderbeut ka qenë dakord që të luhet kjo ndeshje në stadiumin e Korçës. Vlen të theksohet se për momentin, Shqipëria është në krizë stadiumesh dhe shumë fusha janë ose duke u ribërë, ose në gjendje jo të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?