Tabarez: S’kam kritika për futbollistët, u eliminuam me kokën lart

Uruguai ka bërë një prezantim shumë të mirë në Kupën e Botës në Rusi, por ndaj Francës, ata vuajtën shumë mungesën e Cavanit. Eliminimi nuk ka mërzitur aspak trajnerin Tabarez, i cili ndihet krenar për atë që ka bërë skuadra gjatë këtij turneu, duke dalë me kokën lart sipas tij. “Për vende si Uruguai, ndihesh keq kur humbet, por sigurisht që do ta kalojmë.

Duhet të ecim përpara. Ka shumë vende që kanë një futboll elitar, dhe e kanë lënë turneun shumë herë. Vetëm ata që nuk bëjnë asgjë, nuk bëjnë edhe gabime. U kam thënë edhe futbollistëve pas ndeshjes, se jam krenar, dhe se duhet ta mbajnë kokën lart. Nuk kam asgjë të keqe për t’u thënë atyre. Të gjithë e pamë se nuk ishte një gabim i qëllimshëm, por Muslera ka bërë një punë shumë të mirë deri më tani në këtë turne”, ka thënë Tabarez.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?