FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Talenti francez prezantohet te Shkëndija: Shikoja festën me shqiponjë të Anelka, unë e dija se ishte flutur!

Shkëndija e Tetovës zyrtarizoi gjatë të martës afrimin e sulmuesit francez Aboubaker Es Sahhal. 19- vjeçari, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Francës (U-17, U-18, tregoi përshtypjet e tij të para për ekipin tetovar, ku do të luajë deri në verën e vitit 2023. Es Sahhal dje kishte minutat e para si kuqezi në testin me Randers FC.

“Më kanë pritur shumë mirë këtu. Ndihem mirë dhe shpresoj se do të bëj gjëra të mëdha. Premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe për klubin.

Jam interesuar për klubin dhe pashë se kanë fituar tituj si në kampionat dhe Kupë, kanë luajtur shumë herë në play off të Europa League dhe është klubi më i mirë në Maqedoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festa me shqiponjë? Kur isha i vogël, Anelka festonte në këtë mënyrë, unë mendoja se ishte flutur, ndërsa një miku im, që është sot, këtu më tregoi se ishte shqiponjë dhe simbol i shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Premtimi për tifozët? Do të bëj maksimumin për të ndihmuar ekipin”, deklaroi ES Sahhal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?