Talenti shqiptar debuton në Seria A në moshën 17 vjeç me Chievo

Talenti shqiptar Angelo Ndrecka ka debutuar sot në Serinë A, teksa Chievo e aktivizoi si titullar në sfidën ndaj Spalit, që përfundoi me rezultatin 0-4 për këta të fundit.

Veronezët kanë rënë edhe matematikisht në Serinë B dhe në këto javë të fundit të kampionatit po hedh në fushë talentet premtuese të ekipeve të moshave, për t’i promovuar.

I lindur në shtator të 2001-shit, Ndrecka u cilësua si “Mario Rui” nga trajneri Di Carlo, ndërsa në këtë takim luajti për 90 minuta si mesfushor i majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Problemet e Chievos në fushën e lojës, nuk e lejuan të shprehë më së miri cilësitë e tij, por natyrisht që veronezët bëjnë mirë që u besojnë të rinjve në këtë finale të trishtuar të sezonit”, thuhet në përshkrimin e ndeshjes së Ndreckës, nga mediat italiane, që e vlerësuan me notën 5.5.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?