Të fluturosh duhet të jesh pilot!

Nga Ylli Dylgjeri –

Duke lexuar gazetarin Beppe Severgignin…

Editorialisti i gazetes prestigjioze italiane Corriere della serra, Severgigni, ka shkruar
keto dite nje opinion lidhur me situaten e rende ekonomike qe po kalon Italia duke e ilustruar ate me nje udhetim te Tij-in në nje linje avioni italian. Servegigni me zgjuarsi dhe elelegancë pershkruan udhëtimin e tij në kabinen e avionit. Pilotet pasi e takuan gazetarin gjatë ngjitjes së shkallëve të avionit, e ftuan në kabinë për të shkëmbyer opinione lidhur me ecurinë ekonomike të vendit.
Ne dialog me to gazetari mbronte tezen se qeverisja e vendit nuk mund te mbahet vetem nga keshillat e këshilltarëve të kabinetet qeveritar. Drejtuesi i Qeverisë duhet të jetë
vetë specialist i zoti në fushen e menaxhimit
e drejtimit. Ndërkohë, pilotët insistonin në te kunderten. Duke kembengulur se fillimisht duhen degjuar keshilltaret, se keshtu vendi përparon.
Pasi debati morri përmasa, gazetari u kërkon piloteve te bejne nje pakt te perbashket.
Dakort -u thote, po pranoj opinionet Tuaja per keshilltaret, por dhe Ju duhet te me pranoni qe sot avionin do ta drejtoj Une dhe Ju me jepni keshillat se çfare levash e butonash të guidoj.
Ra heshtje. Gazetari merr rrugen drejt kolltukut te pilotimit. Por ishte e pamundur. Te dy pilotet njeheresh refuzuan kategorikisht ti lenë timonin e avionit gazetarit.
Të fluturosh duhet të jesh pilot! – i thanë prerë.
Atëhere, Severgnin u pergjigjet:
Po! Keshtu eshte dhe shteti. Duhet te drejtohet nga specialisti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?