Të reja nga kampioni i Formula 1 Michael Schumacer
Presidenti i FIA-s dhe ish-drejtuesi i ekipit të Ferrarit, Jean Todt ka njoftuar mbi shëndetin e kampionit shtatë herë të Formula 1 Michael Schumacer për të cilin tha se po lufton ende me shëndetin e tij pas aksidentit të tmerrshëm.
48-vjeçari pësoi aksidentin e rëndë më 29 dhjetor të vitit 2013. Që nga ajo kohë kampioni u transferua në shtëpinë e tij ndërkohë që kryen edhe shërbimet mjekësore. Reagimet ndaj ilaçeve dhe terapive kanë qenë të pakta dhe shumë të ngadalta, megjithatë miqtë e tij thonë se ai po e rimerr veten.
Gjatë një ceremonie në sallën e FIA-s ku u ndanë disa çmime Tod tha: “Na mungon Michael. Ai është atje, ende po lufton, Michael është shumë i veçantë, i veçantë për motors portin, i veçantë për mua dhe për të gjithë. Ai është një mik i vërtetë.”
48 vjeçari pësoi plagë serioze duke bërë ski në Meribel më 29 dhjetor 2013. Ai u shtrua në spitalin Universitar të Grenoble dhe në Lausanne, para se të kthehej në shtëpinë e tij në Gjenevës në shtator të vitit 2014, ku vazhdon të qëndrojë ende, ndërkohë që shtëpia e tij është kthyer si një klinikë./Tirana Post/
KOHA JONË SONDAZH

