Tension në stadium, tifozët u heqin fanellën lojtarëve (VIDEO)
Barazimi pa gola midis Tiranës dhe Kukësit ka shkaktuar kaos në stadiumin ”Selman Stërmasi” në kryeqytet. Tifozët e Tiranës kanë çarë rrethimin e stadiumit dhe kanë hyrë në fushë menjëherë sapo arbitri ka sinjalizuar përfundimin e ndeshjes.
Ata janë drejtuar për te lojtarët e ekipit, të cilëve u kanë kërkuar që të heqin fanellat. Kaosi ka zgjatur për disa minuta deri në ndërhyjen e uniformave blu, ndërkohë që tifozët janë larguar me vrap drejt tribunës.
Kjo është ndeshja e pestë që Tirana nuk arrin të sigurojë fitore, duke u renditur në vendin e 7 në kampionat, vetëm dy pikë larg nga zona e rrezikut. Tifozët e zemëruar kanë lëshuar thirrje të shpeshta edhe ndaj drejtuesve të klubit, që i bëjnë përgjegjës për situatën e rëndë ku ekipi i tyre ndodhet prej vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

