Tensione dhe 3 kartonë, “Shqiponjat” mundin Azerbajxhanin

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 e ka mbyllur me fitore sfidën e fundit të Grupit 8 eliminator të Europianit përballë një kundërshtari aspak të lehtë si Azerbajxhani.

Djemtë e Mustedanagiç triumfuan në stadiumin “ Elbasan Arena” me shifrat minimale 1-0. Golin e parë dhe të fundit e shënoi Mitaj, i cili  u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shtangur  kështu kundërshtarin.

Përtej rezultatit, në takim nuk mungoi as tensioni pasi arbitri u detyruar të ndëshkojë tre herë më karton të kuq skuadrën azere.Kështu me fitoren e sotme, Kombëtarja U-17 e mbylli grupin në vendin e 3-të me po aq pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?