Tentoi të futej në fushë në finalen e Super Bowl, arrestohet modelja e njohur

Modelja e njohur e Instagramit, Kelly Kay është arrestuar nga autoritetet në Miami, pasi tentoi të futej në fushë ndërkohë që po luhej finalja e Super Bowl mes Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers.

Tentativa e bukuroshes për të vrapuar në terrenin e fushës e veshur vetëm me të brendshme, dështoi pasi forcat e sigurisë u treguan vigjilente dhe e ndalën para se të niste misionin e saj të “pushtimit” të fushës.

Aktualisht Kelly Kay është e arrestuar nga policia lokale në Miami dhe pritet të njihet me masën e dënimit, ndërsa vlen të theksohet se kjo mënyrë për të krijuar popullaritet, po bëhet goxha e shpeshtë nga bukuroshet e Instagramit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for Kelly Kay

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for Kelly Kay

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?