FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teuta dhe Vllaznia kualifikohen për në gjysmëfinale, eliminohet Kukësi (VIDEO)

Teuta dhe Vllaznia siguruan një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë me fitore minimale 1-0. Skuadra durrsake mposhti Kukësin, që kishte shansin e fundit për të shpëtuar një sezon të dështuar në kampionat.

Sfida në “Niko Dovana” u zhbllokua që në minutën e 10-të. Emiliano Vila shfrytëzoi një kros të Teodorovskit më pas e dërgoi topin në kuadrat me kokë. Pavarësisht përpjekjeve të verilindorëve rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund.

Vllaznia ndërkohë bëri detyrën kundër Korabit. Golin e vetëm e shënoi Arsid Kruja në minutën e 16-të, duke u ndihmuar edhe nga një devijim i një mbrojtësi brenda zonës. Shkodranët nuk arritën të shënonin një tjetër gol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?