Teuta siguron mbijetesën në Superiore me gol në minutën e 93-të
Teuta ka siguruar qëndrimin në Kategoria Superiore edhe për sezonin e ardhshëm, pas një fitoreje dramatike 1-0 ndaj Pogradeci në finalen e “play-out”-it.
Ndeshja vendimtare u zhvillua në stadiumin Niko Dovana dhe u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit, në një duel të tensionuar deri në fund. Heroi i sfidës ishte sulmuesi Klejdi Daci, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 93-të, duke i dhënë Teutës triumfin që vulosi mbijetesën në elitë.
Takimi nuk ka munguar as polemikat, pasi arbitri Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin e Pogradecit, Pius, pas një rasti të dyshimtë në mesfushë.
Pas këtij episodi, Teuta përfitoi nga superioriteti numerik dhe rriti presionin në kërkim të golit, i cili erdhi në momentet e fundit të ndeshjes.cMe këtë humbje, Pogradeci do të vazhdojë të garojë në Kategoria e Parë në sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

