FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët e Juventusit protestojnë pas disfatës ndaj Fiorentinës: Na keni …

Humbja 0-2 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit shtëpiake të sezonit ka shkaktuar zemërim te tifozët e Juventusit, të cilët reaguan menjëherë pas sfidës me protesta jashtë stadiumit.

Një grup mbështetësish u mblodhën pranë Allianz Stadium për të shprehur pakënaqësinë ndaj skuadrës, duke drejtuar thirrje të ashpra ndaj lojtarëve dhe stafit teknik. Mes koreve të dëgjuara ishin mesazhe si: “Respektoni fanellën tonë”, “Juve jemi ne” dhe thirrje të tjera kundër kapitenit Manuel Locatelli dhe shokëve të skuadrës.

Disfata ndaj Fiorentinës, e kombinuar me fitoret e Milanit, Romës dhe Comos, ka komplikuar ndjeshëm garën për një vend në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, Juventusi renditet në vendin e gjashtë dhe ndodhet dy pikë larg Milanit dhe Romës, duke e vënë seriozisht në rrezik objektivin minimal sezonal: kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje, edhe një fitore në derbin ndaj Torinos mund të mos mjaftojë për të siguruar një vend në Champions, pasi bardhezinjtë tashmë varen edhe nga rezultatet e rivalëve direkt në javën e fundit të kampionatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?