Tifozët në Bernabeo nuk falin, vërshëllejnë yjet e Realit pavarësisht fitores ndaj Alaves (VIDEO)

Atmosfera në “Santiago Bernabéu” mbetet e tensionuar. Vetëm pak ditë pas eliminimit nga Champions League kundër Bayernit, Real Madrid u përball me reagimin e ashpër të tifozëve të vet, të cilët nuk kursyen kritikat edhe pse skuadra fitoi 2-1 ndaj Alavés.

Në shënjestër përfunduan disa prej protagonistëve kryesorë të sezonit. Kylian Mbappe u prit me fishkëllima që në nxehje dhe në prekjet e para të topit. Sulmuesi francez reagoi në fushë duke shënuar golin e tij të 41-të sezonal, por festimi ishte i vakët: vetëm disa buzëqeshje drejt shokëve të skuadrës dhe asnjë gjest ndaj tribunave, një sinjal i qartë i tensionit të krijuar.

Situata nuk ishte më e mirë as për Vinícius Júnior, i cili u fishkëllye gjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht se realizoi golin e dytë për madrilenët. Braziliani zgjodhi të kërkonte falje me një gjest drejt tifozëve gjatë festimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Eduardo Camavinga nuk i shpëtoi kritikave. Futja e tij në pjesën e dytë u shoqërua me reagime negative nga publiku, kryesisht për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Bayern.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një kapitull më vete ishte rasti i talentit argjentinas Franco Mastantuono. I futur në lojë në vend të Arda Güler, ai u prit me një valë të fortë fishkëllimash. Sezoni i vështirë për 17-vjeçarin konfirmohet nga statistikat modeste (3 gola dhe 1 asist), mungesa e hapësirave si me trajnerin Xabi Alonso ashtu edhe me Álvaro Arbeloa, si dhe episodet negative, përfshirë një përjashtim ndaj Getafe për protesta.

TODO lo que HICIERON VINICIUS y CAMAVINGA en el CÉSPED tras los PITOS del BERNABÉU

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?