Tifozët shpërthejnë pas PSG-Bayern: Anulojeni gjysmëfinalen tjetër, do na djegë sytë!
Tifozët e futbollit në mbarë botën kanë reaguar me entuziazëm të jashtëzakonshëm pas spektaklit të ofruar nga Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, duke e cilësuar përballjen e tyre si “ndeshja e shekullit” në UEFA Champions League.
Fitorja dramatike 5-4 e kampionëve francezë në Parc des Princes ka vendosur standarde të reja për emocionin dhe spektaklin, me nëntë gola të shënuar, pesë prej të cilëve vetëm në pjesën e parë, një rekord historik për këtë fazë të kompeticionit. Në fund, kjo sfidë u regjistrua si gjysmëfinalja me më shumë gola në historinë e Champions League.
Në prag të gjysmëfinales tjetër mes Arsenal dhe Atletico Madrid, që do të zhvillohet në Spanjë, shumë tifozë janë shprehur skeptikë nëse kjo përballje mund të arrijë të njëjtin nivel spektakli.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet ironike dhe kritike. Disa tifozë kanë sugjeruar madje që gjysmëfinalja tjetër “mund të anulohet”, duke argumentuar se është e vështirë të tejkalohet ajo që u pa një natë më parë.
Komentet më pikante
Një tifoz u shpreh: “Thjesht anulojeni gjysmëfinalen tjetër, sinqerisht nuk ka kuptim.”
Një i dytë komentoi: “Mikel Arteta dhe Diego Simeone po qeshin tani, nesër do na shkatërrojnë sytë.”
Një i tretë shtoi: “Çfarëdo që të shihni nesër nuk do jetë e këndshme, ndaj shijoni futbollin e bukur sot.”
Një tjetër ironizoi: “Peticion që Arsenal kundër Atletico të luhet me dyer të mbyllura nesër.”
Një tifoz i pestë tha: “Ajo ndeshje nuk meriton të transmetohet, do na djegë sytë.”
Një i gjashtë u shpreh: “Të shohësh PSG kundër Bayern është si vakti i fundit para ekzekutimit nesër.”
Një i shtatë deklaroi: “PSG dhe Bayern sapo na dhuruan ndeshjen e shekullit.”
Ndërsa një tjetër përfundoi: “Po shohim ndeshjen më të madhe të të gjitha kohërave.”
KOHA JONË SONDAZH

