Tirana e pandalshme me Egbo, fiton me përmbysje ndaj Teutës (VIDEO)
Tirana nuk ka ndërmend të ndalet nën drejtimin e trajnerit Egbo. Bardheblutë kanë triumfuar 2-1 në ndeshjen e kësaj jave të zhvilluar në stadiumin e ri Kombëtar ndaj skuadrës së Teutës.
Durrsakët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Vilës, por të mbështetur edhe nga tifozët e shumtë bardheblu në stadium, lojtarët e Tiranës gjetën forca dhe arritën të barazojnë rezultatin pas një gabimi fatal nga mbrojtësit e Teutës.
Autori i golit ishte Ngoo në minutën e 27. Ende pa u mbyllur festa e golit të barazimit, Tirana do të gjente edhe atë të avantazhit, me anë të Torassa-s, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 39.
Në fundin e pjesës së parë, Çyrbja e la skuadrën e Teutës me një lojtar më pak, duke ia bërë Tiranës më të lehtë menaxhimin e avantazhit deri në fundin e takimit
Kjo ishte fitorja e 6 radhazi në kampionat për Tiranën, e cila ndodhet në vendin e dytë në renditje, në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Kukësi.
KOHA JONË SONDAZH

