Tirana kërkon mesfushorin që ka luajtur me Kombëtaren

Tirana kërkon të ndërtojë një skuadër cilësore në pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane, teksa pjesë e dëshirave janë dhe lojtarë nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili pas dëmtimeve të shpeshta që pësoi në sezonet e fundit e humbi vendin e titullarit të Brescia. Më pas 26-vjeçari u huazua te Cozenca, por pa mundur të lërë gjurmë.

Ndoji do të ishte një alternativë e mirë në mesfushë dhe nëse do të përshtatej, mund të ndiqte rrugën e Seferit, i cili pas një sezoni fantastik u shpall kampion dhe ka oferta të rëndësishme për të luajtur jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?