Tirana prezanton blerjen e 6-të në merkato, është një sulmues brazilian

Patrick Robson De Sousa Monteiro është futbollisti më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit brazilian, i cili ka firmosur për kampionët e Shqipërisë.

24-vjeçari vjen nga austriakët e Admira Wacker, ndërkohë që sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te ekipi azer i Gabalas. Patrick ka luajtur më parë edhe me Horn në Austri, teksa në vendlindje është aktivizuar me klube si America JR, Bonsucesso dhe Friburguense-RJ.

Në sezonin e fundit në Azerbajxhan, sulmuesi brazilian regjistroi 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke mos ia dalë të shënojë asnjë gol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patrick cilësohet si zëvendësuesi i Devid, ndërkohë që ky është afrimi i gjashtë te bardheblutë pas Aleksit, Hilës, Hasanit, Hussein dhe Isenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?