Tirana s’di të fitojë me Dede-n, Partizani dhe Kastrioti marrin 3 pikët

Tirana zhgënjen sërish nën drejtimin e Nevil Dede-s. Pas humbjes kundër Vllaznisë, kampionët në fuqi nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 0-0 ndaj Bylisit. Ballshiotët rrezikuan që të bënin surprizën e madhe, teksa në dy raste do të pretendonin për penallti. Tirana ndërkohë ju afrua golit në fillimin e pjesës së dytë me talentin Muçi.

Partizani mori një fitore shumë të thjeshtë 3-0 kundër Apolonisë në Fier. Enea Bitri zhbllokoi rezultatin 3 minuta nga fundi i fraksionit të parë. Në fillimin e së dytës Jurgen Bardhi dyfishoi rezultatin, ndërkohë që Idrizaj do të shënonte dhe golin e tretë 10 minuta nga fundi duke vulosur suksesin e “Të Kuqve”.

Kastrioti gjithashtu mori një fitore të pastër kundër Skënderbeut 2-1 në Korçë. Devid në minutën e 41-të dhe Okebugëu në minutën e 61-të, ishin autorët e golave për krutanët, që ngjiten në vendin e dytë me 8 pikë, një më shumë se Partizani. Te Skënderbeu golin që ka vlera sa për statistika do ta realizonte Armah. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?