FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana s’di të fitojë më në Superiore, “ngec” edhe ndaj Kamzës (VIDEO)

Tirana vazhdon ecurinë aspak të mirë në Kategorinë Superiore. Bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në duelin ndaj Kamzës, të vlefshëm për javën e 10-të.

Skuadra e Memës krijoi më shumë mundësi në 45 minutat e para, por portieri Avdyli ishte në formë të shkëlqyer. Në pjesën e dytë, bardheblutë arrijnë që të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 64-t, me Sentamun, i cili goditi mjaft mirë me të majtën në zonë, duke mos i dhënë shanse reagimi portierit vendas.

Reagimi i Kamzës është i menjëhershëm. 5 minuta më pas Plaku provoi me një goditje dënimi, e cila u prit aspak mirë nga Lika dhe më pas shkoi te Fukui, i cili e kishte të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 10 javëve të para, Tirana ka grumbulluar vetëm 9 pikë, ndërkohë që një Kamza ka një më pak në vendin e parafundit. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?