FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana zyrtarizon largimin e mbrojtësit Uellsion

Tirana ka zyrtarizuar sot largimin e qendërmbrojtësit brazilian Uellsion. Bardheblutë kanë zgjidhur kontratën me marrëveshjen me futbollistin, i cili në shumë ndeshje është aktivizuar nga minuta e parë këtë sezon nga trajneri Ze Maria.

Skuadra kryeqytetase ka njoftuar lajmin me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”. Uellsion është aktivizuar në 12 ndeshje gjatë këtij sezoni në Kategorinë e Parë, duke qenë një ndër futbollistët e preferuar të trajnerit brazilian.

Qendërmbrojtësi nuk ka bindur pavarësisht besimit të dhënë, teksa tashmë bardheblutë do të futen në merkato në kërkim të një tjetër emri për ta zëvendësuar. Tirana synon ngjitjen në Kategorinë Superior, dhe që të shkojë sa më larg në Kupën e Shqipërisë, dhe për të arritur këtë synim duhet që trajneri të ketë një grup sa më të kompletuar futbollistësh./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?