Tite zbulon listën e Brazilit për dy miqësoret e ardhshme, ka një surprizë

Trajneri i Brazilit, Tite ka bërë publike listën për dy miqësoret e muajit nëntor, ndaj Uruguajit dhe Kamerunit. Në konferencën për shtyp tekniku zbuloi emrat, teksa nuk mungojnë surprizat.

Risia e strategut të njohur është mesfushori i Napolit, Alan. Kohët e fundit kombëtarja italiane kishte menduar t’i jepte nënshtetësi futbollistit brazilian, teksa ai zgjodhi të luante për vendin e tij.

Në listë nuk mungon emri i Richarlisonit të Evertonit, i cili mesa duket e ka fituar vendin në kombëtare pas paraqitjeve shumë të mira në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?