FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tjetër sukses, Kosova përmbys Letoninë në Mitrovicë

Ekipi kosovar ka mposhtur 4-3 balltikët e Estonisë, në një ndeshje drithëruese të luajtur në Mitrovicë, për herë të parë që Kosova luan një takim zyrtar në tokën e saj, pas “transfertave” të imponuara në ndeshjet pritëse në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Por rezultati i arritur sot është shumë domethënës. Letonia gjeti e para golin e avantazhit pas vetëm 11 minutash lojë, por Amir Rahmani barazonte shifrat pas vetëm dy minutash. Ishin sërish balltikët që dyfishuan rezultatin në minutën e 30, e kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Letonisë, erdhi goli i barazimit nga Muriqi.

Në pjesën e dytë, kombëtarja e Kosovës u duk se do të kërkonte më shumë, por sërish pësoi gol pas rreth një orë loje, duke zhgënjyer disi tifozët e pranishëm në Mitrovicë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por surpriza ishte rezervuar në minutat e fundit të takimit, kur brenda 8 minutash erdhi edhe përmbysja e shumëpritur. Autorët e golave në minutën e 86 dhe 94-t ishin Rashani dhe Halimi, e me të vërshëllyer arbitri i ndeshjes, i gjithë stadiumi shpërtheu në festë për fitoren e parë zyrtare kosovare, edhe pse në një takim miqësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?