FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Topi i Artë”? Askush nuk e priste këtë deklaratë nga trajneri i Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i ka befasuar të gjithë pasi ka thënë se ‘Topi i Artë’ nuk është fare i rëndësishëm.

Në një deklaratë pas ndeshjes me Sportingun, Valverde ka theksuar se nuk vlerëson asnjë çmim duke iu referuar Këpucës së Artë dhe Topit të Artë, shkruan “Goal.com”.

“Unë nuk i vlerësoj fare çmimet. Gjithkush është i lirë të japë shpërblime që ata besojnë se janë të drejta, ata besojnë se kjo është e drejta por në realitet mund të jetë edhe e kundërta…

Swiss Digital Desktop Reklama

Këpuca e Artë, Topi i Artë…. Unë nuk e di se sa shpërblime ekzistojnë. Unë nuk do të vlerësoja asnjërin prej tyre”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që më 7 dhjetor revista prestigjioze “France Football” do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të spikatur të vitit ku mes tyre do të dorëzohet edhe ‘Topi i Artë’.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?