Tottenham blindon Dele Alli-n, i zgjat kontratën deri në vitin 2024
Dele Alli, mesfushori i Tottenham Hostpor, ka firmosur një kontratë të re që e mban të lidhur me skuadrën angleze deri në vitin 2024. Alli, i cili iu bashkua Spursa-ve në vitin 2015, ka shënuar 48 gola në 153 ndeshje.
Lojtari 22-vjeçar, i cili donte që të luante kundër Manchester City-t në “Wembley”, nuk arriti dot për shkak të një dëmtimi muskulor.
Në deklaratën e tij për mediat ai falënderoi dhe drejtuesit e skuadrës angleze për besimin e dhënë si dhe mbështetjen që po i bëjnë. Mesfushori i Tottenham-it ka rendiment të mirë dhe në kombëtaren e Anglisë, ka luajtur në 31 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.
KOHA JONË SONDAZH

