Tottenham fiton ndaj Wolves falë Harry Kane, merr përkohësisht kreun (VIDEO)
Tottenham ka arritur që të marrë një fitore shumë të vështirë, 1-0 në shtëpi kundër Wolves. Skuadra e Conte do të vuante jo pak për të gjetur golin e vetëm të ndeshjes.
Në minutën e 64-t, pas një goditje nga këndi, Perisic pason në zonë me kokë, atje ku Harry Kane e ka të thjeshtë për ta shtyrë në kuadratin e portës. Wolves ju afrua barazimit në disa raste, por Lloris ishte në ditën e tij më të mirë.
Tottenham me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 7 pikë, pas tri javëve të para. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

