FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tottenham kërkon 250 mln euro për Kane, dorëzohet Fiorentino Perez

Ecuria e mrekullueshme e Harry Kane me Tottenham dhe kombëtaren angleze e kanë lidhur sulmuesin me një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Mediat spanjolle kanë kohë që i vërtiten këtij lajmi dhe në ditët e fundit duke marrë shkas edhe nga ndeshja në “Santiago Bernabeu” mes Real Madrid dhe Tottenham thuhet se “galaktikët” kanë kaluar në hapa konkretë.

Për të shuar këto zëra mendon vetë Fiorentino perez i cili deklaron se Kane përveçse është i jashtëzakonshëm është edhe shumë i shtrenjtë.
334698_TS_23-10-17_5111070279_
“Nënshkrimi me Harry Kane nuk ka kaluar nëpër kokën time, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe përveç kësaj është i ri, – tha Perez për “Cadena COPE”. – Ai ka shumë vite për të përparuar, por ne jemi të kënaqur me Benzema dhe me të gjithë ekipin. Unë nuk e kam pyetur presidentin e Tottenhamit për çmimin e Kane, sepse do të më kishte thënë se ka vlerën e 250 milionë eurove”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Spurs” do të luajnë kundër Real Madridit në “Wembley” javën e ardhshme, në kuadrin e Ligës së Kampioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?