Tottenham zgjedh trajnerin e ri, në negociata me kampionin e Holandës
Tottenham pas një sezoni të dështuar, që ndodhi pas largimit të Contes në mesin e sezonit, tashmë drejtuesit po punojnë për sezonin e ardhshëm. Në krye të listës së dëshirave për të marrë drejtimin e skuadrës është Arne Slot.
Holandezi është aktualisht në krye të Feyenoord madje me këta të fundit sapo u shpall kampion i Eredivisie dhe për këtë arsye drejtuesit holandezë nuk e lënë të largohet pasi kërkojnë me ngulm të vijojnë projektin me 44-vjeçarin.
Gjithsesi, Tottenham po këmbëngul dhe në këtë drejtim po punon edhe agjentja e Slot, Rafaela Pimenta, e cila kërkon të negociojë mes dy klubeve. Slot ka një klauzolë lirimi prej 5 milionë paundësh nga Feyenoord, por që aktivizohet vetëm verën e ardhshme.
Nëse Slot merr drejtimin e Tottenham, atëherë anglezët do të kalonin në klubet favorite për të nënshkruar edhe me talentin e Feyenoord, Orcun Kokcu i cili është një objektiv i madh i Liverpoolit në merkaton verore teksa kartoni i tij kushton të paktën 40 milionë paund.
KOHA JONË SONDAZH

