Trabzonspor merr vendimin për Muçin, gati oferta për Besiktasin

E ardhmja e Ernest Muci në Trabzonspor duket gjithnjë e më pranë një qëndrimi të përhershëm, pasi drejtuesit e klubit turk kanë konfirmuar interesimin serioz për ta blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar.

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, deklaroi për mediat turke se trajneri Fatih Tekke e konsideron Muçin një pjesë shumë të rëndësishme të projektit dhe ka kërkuar që klubi të bëjë maksimumin për ta mbajtur në skuadër.

Sipas raportimeve nga Turqia, Trabzonspori po punon për të ruajtur bazën aktuale të ekipit dhe shqiptari është një nga prioritetet kryesore të merkatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muçi po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke regjistruar 13 gola dhe 8 asistime në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Edhe pse u përball me një dëmtim gjatë muajit prill, ai vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv dhe një nga futbollistët më të vlerësuar nga trajneri Tekke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi turk ka përgatitur një ofertë prej 5 milionë eurosh për të siguruar kartonin e lojtarit, ndërsa Besiktas kërkon rreth 8.5 milionë euro dhe nuk duket i gatshëm të ulë pretendimet financiare.

10 maji konsiderohet një datë vendimtare për marrëveshjen, pasi deri atëherë Trabzonspori ka të drejtën për të aktivizuar opsionin e blerjes. Drejtuesit e klubit duhet të marrin shpejt një vendim përfundimtar nëse do të plotësojnë kërkesat e Besiktasit për të mbajtur në skuadër sulmuesin shqiptar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?