Tragjedia e Leicester, vdes pronari i skuadrës dhe i djali i tij (VIDEO)
Helikopteri i pronarit të Leicester City-it, Vichai Srivaddhanaprabha u rrëzua dje në mbrëmje pranë stadiumit “King Power” vetëm pak minuta pasi “Dhelprat” kishin dalë nga fusha pas barazimit me West Ham-in për llogari të Premier League.
Helikopteri i 60-vjeçarit tajlandez u rrëzua në një parkim ngjitur me stadiumin pak minuta pasi ishte ngritur nga toka. Të pranishmit në vendngjarje kanë parë se mjeti fluturues ka bërë disa spirale në ajër, u përfshi nga flakët e më pas ra në tokë.
Dukej qartë se mjeti fluturues ka pasur probleme në motor, duke mos e shmangur tragjedinë në familjen e Leicester City-t. Sipas mediave britanike bashkë me pronarin e skuadrës ishte dhe djali i tij.
KOHA JONË SONDAZH

