Trajneri i Bayernit ka një koment epik për Lionel Messin

Në prag të ndeshjes ndaj Hannoverit, trajneri Niko Kovac ka folur në një konferencë për shtyp. Numri një i stolit u ndal dhe te performanca e Lionel Messit në ndeshjen ndaj Liverpool-it.

“Çfarë do që mund të them është shumë pak, ne mund ta mbingarkojmë atë me superlativa dhe ai i meriton të gjitha. Kur vjen ceremonia e Topit të Artë, ai e ka gjithmonë votën time si trajner. Ka lojtarë shumë të mirë, por Messi është më i miri. Është lumturi kur e sheh të luajë një futbollist të tillë, ai bën diferencën”, u shpreh Kovac.

Në lidhje me zërat se do të largohet nga puna, kroati e pranon se i ndjen këto zëra. “Arrij t’i përceptoj, por mundohem të mos i lexoj, apo të mos u kushtoj rëndësi. Nuk na sjellin asnjë të mirë në këtë moment”, deklaroi strategu gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?