Trajneri i Empolit: Vetëm ky njeri mund ta ndalë Cristiano Ronaldon
Skuadrat e Seria A këtë sezon duhet të frikohen edhe më shumë kur sfidojnë Juventusin, sepse në fushë është gjithmonë Cristiano Ronaldo. Njëri prej tyre është edhe trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, i cili në daljen për mediat para ndeshjes është shprehur se ka vetëm një mënyrë për të ndalur portugezin.
“Jemi përgatitur si në çdo ndeshje tjetër, pa frikën se kë do të kemi përballë. Ne do të përpiqemi të bëjmë atë që dimë më mirë, pa ndryshuar filozofinë.
Si ndalet Ronaldo? Vetëm Allegri mund ta limitojë duke e lënë pushim. Nëse luan ai d të jetë edhe më e vështirë për ne, por edhe ai ka dy këmbë, dy duar, ashtu si lojtarët tanë dhe do të përpiqemi që ta ndalim”, deklaroi trajneri i Empolit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

