Trajneri i Kroacisë paralajmëron Anglinë: Na ka mbetur shumë fuqi

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka insistuar se ekipi i tij do të jetë i gatshëm për betejën gjysmëfinale në Kupën e Botës kundër Anglisë, përkundër një ballafaqimi rraskapitës kundër Rusisë.

Kroacia e Dalicit kaloi në mesin e katër ekipeve më të mirë për herë të parë që prej vitit 1998, pas fitores 4-3 në penallti kundër nikoqirit, Rusisë, të shtunën në Sochi.

Dalic këmbëngul se lojtarët e tij ende kanë energji të mbetur përkundër 120 minutave rraskapitës kundër rusëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Na ka mbetur fuqi për Anglinë. Nuk duam të ndalemi. Do të përpiqemi të luajmë lojën më të mirë. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje. Jemi shumë të motivuar. Po japim gjithçka nga vetja. Do të jetë një betejë përsëri, por kam besim”, tha Dalic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anglia kaloi në gjysmëfinale pasi e deklasoi Suedinë 2-0 të shtunën, falë golave nga Harry Maguire dhe Dele Alli.

“Ata e kaluan Suedinë me lehtësi. Ishim më të mirë. Ata janë të rinj dhe të gjallë, ekip sulmues”, theksoi Dalic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?