FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Lazios kritikon ashpër Strakoshën: Nuk mbaj mend ndonjë pritje

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi humbjen turpëruese 3-0 ia faturon Thomas Strakoshës i clili sipas tij ishte përgjegjës kryesor për këtë dështim në “Olimpico”. Menjëherë pas ndeshjes, tekniku italian tha se Strakosha nuk bëri asnjë pritje, shkruan “Ghanasoccernet”.

“Ne ishim në lojës, por në këto ndeshje, nuk mund te pësosh gola si i pari. Nuk mbaj mend ndonjë pritje te Strakoshës, ndërsa kujtoj ato të Handanoviç. Nuk ka justifikime, duhet të bënim më shumë. Duhet ta pranojmë se Interi ishte superiore. Ne duhet të punojmë shumë. Vitin e kaluar ne shkuam në Milano me personalitet”, u shpreh Inzaghi.

Interi goditi 7 herë portën në ndeshjen e djeshme, ndërsa Strakosha arriti të neutralizonte 4 herë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?