Trajneri i Rusisë zbulon “sekretin”: Putin më telefonoi para penalltive!

Trajneri i Rusisë, Sergei Cherchesov synon që të mos ta mbyllë nesër aventurën në Kupën e Botës, por ai është shprehur se Kroacia është një rival që mund t’u hapë me shumë probleme se Spanja. “Unë mendoj se ndeshjet e rëndësishme për Rusinë nuk kanë ardhur ende. Kjo ndaj Kroacisë është një e tillë, madje shumë e vështirë për ne”, deklaroi trajneri.

Rusia ndodhet në çerekfinalet e Kupës së Botës për herë të katërt në histori, por kjo gjë nuk përsëritet prej 48 vitesh. Cherchesov pranon se edhe presidenti Vladimir Putin e ka telefonuar për ta karikuar skuadrën.

“Po, presidenti më ka telefonuar para, gjatë penalltive dhe pas ndeshjes me Spanjën, duke na përgëzuar dhe duke na dhënë mbështetjen e tij. I sheh ndeshjet nga TV, pasi e përjeton shumë këtë Botëror. Duhet të kontrollojmë euforinë, pasi Kroacia është më e vështirë se sa Spanja”, tha Cherchesov.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?